Kapen me doza kanabisi, në pranga dy shtetas nga Kosova dhe Maqedonia

Dy shtetas janë ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit pasi në makinë iu gjetën doza kanabisi
Në pranga ranë 1 shtetas maqedonas dhe 1 shtetas kosovar.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestoi shtetasin me inicale B. D., 30 vjeç, banues në Shkup, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa të ndarë në doza.
Ndërsa një 29 -vjeçar nga Kosova , banues në Belgjikë, u ndal nga policia, pasi në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.