Categories: LajmeRajoni

Kapet 320 kg kokainë në Greqi me destinacion Shqipërinë. Dy shqiptarë mes të arrestuarve

Një sasi prej 320 kilogramë kokainë është gjetur në dy kontejnerë me karkaleca të ngrirë në Portin e Pireut në Greqi.

Dy kontejnerët, sipas medieve greke, ishin nisur nga Amerika Latine dhe kishte si destinacion Shqipërinë. Dyshohet se më pas do të trafikohej drejt Evropës Qendrore dhe Veriore.

Sasia e kokainës ishte e paketuar në pako dhe fshehur mes karkalecave të ngrirë. Operacioni u zhvillua nga Prokuroria e Narkotikëve të Atikës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Narkotikëve të SDOE-së dhe Doganën e Pireut.

Për rastin në pranga ranë 4 persona, dy shtetas shqiptarë dhe dy shtetas grekë. Dy shqiptarët e arrestuar janë Andrea (Jasona) Mërkuri, 54 vjeç dhe Marsel Stafaj 36 vjeç si dhe shtetasi grek Ioannis Biglakis 64 vjeç.

Andrea (Jasona) Mërkuri, ishte shpallur në kërkim që në 2017, ku kërkohej për prodhimin në laborator të pilulave Captagon që kryesisht trafikohej në vendet e Lindjes së Mesme dhe kishte marrë edhe emërtimin si “droga e xhihadistëve”.

Shtetasi grek Ioannis Biglakis rezulton i arrestuar në vitin 2012 në Kosta Rika për transport armësh. Ai u ekstradua në SHBA kur kërkohej për bashkëpunim me organizatën kriminale në Kolumbi ku do të shkëmbente armët me kokainë.    

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formacionet e mundshme/ Arsenal-R.Madrid, Arteta me Merinon në sulm, spanjollët rigjejnë Kurtuanë

Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…

9 minutes ago

Punimet në Bulevardin “Skënderbeu”- Bashkia njofton për bllokimin e rrugës për 5 ditë

Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…

36 minutes ago

Paraqitja zhgënjyese e Vllaznisë në Ballsh – Shkëmbi: Lojë e dobët dhe nën nivel, arbitrimi korrekt

Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…

60 minutes ago

Punimet në bulevardin “Skënderbeu” – Beci: Ishte ndërhyrje e planifikuar, vjen pas rehabilimit të kolektorit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…

1 hour ago

Një Shkodër më e sigurt në rrugë  – Aktivistët ndërmarrin nismën për rritjen e ndërgjegjësimit në respektimin e rregullave të qarkullimit

Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor.  Fluksi i…

1 hour ago

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës – Parmeza: Po përgatitemi për sezonin e ri, synimi këtë vit është 28 mijë vizitorë

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…

1 hour ago

This website uses cookies.