Kapet hajduti serial i biçikletave / 24-vjeçari kishte kryer disa vjedhje në qytetin e Shkodrës

policia 9

Një 24-vjeçar ka rënë në pranga e policisë i akuzuar pë vjedhje.

Kështu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin Ermir Drishti, 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të biçikletave.

 Ndërkohë policia njofton se në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e së dielës , për një aksident në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 71- vjeçar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

71-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 32 vjeça  pasi, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. 32-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.