Kapet i shpalluri  në kërkim , procedohen në gjendje të lirë  6 shtetas

-Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në P.K.Kufitarë Muriqan është ndaluar një shtetas 35- vjeçar, banues në Lezhë. Ndalimi u bë pasi, nga verifikimet e kryera në dalje të vendit, rezultoi se ishte i shpallur në kërkim për shkak se ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. 

Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 47 vjeç, banues në Rrapshë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, pasi është kapur nga shërbimet e SPK Bajzë, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, 60 pako duhan të grirë.      

•Të njëjtat burime zyrtare policore informojnë se , Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Kaçë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi; E. P., 19 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka goditur lehtë shtetasen E. P., 19 vjeçe, banuese në fshatin Muriqan.

Përveç këtyre rasteve , Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: P. P., 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, pasi ka kallëzuar një 33-vjeçare, se ky shtetas e ka kanosur me mesazhe, si dhe shtetasit M. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Theth, pasi u konstatua se në pronën e tij, ka ndërtuar një objekt me lëndë drusore, pa lejen përkatëse.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

21 minutes ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

22 minutes ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

24 minutes ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

12 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

12 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

12 hours ago

This website uses cookies.