Kapet me kanabis i riu në Shkodër – Digjet në orët e mëngjesit një automjet në pronësi të një kompanie

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin amerikan 21 vjeç, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi të vogël lënde e dyshuar  narkotike e llojit  kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, më datë 25.10.2024, në orët e para të mëngjesit në fshatin Lëvozhë, të njësisë Administrative Iballë, është djegur mjeti tip “Fiat Panda”, në pronësi të një kompanie me administrator shtetasin L. B., 66 vjeç.

Po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme njofton policia.

Gjithashtu, Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetasi 34 vjeç, për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

Ndërkohë në një tjetër njoftim për shtyp nga policia bën të ditur se në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetas 22 vjeçar, i cili ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e tij ku janë publikuar foto dhe informacione të pa vërteta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sakaq, policia njofton se rreth orës 06:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”,një  shtetas 55 vjeç,  duke drejtuar automjetin, ka përplasurnjë të moshuar, i cili është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, një banesë është përfshirë nga flakët rreth orës 11:45, të kësaj të shtune në fshatin Kosmaç. Si pasojë janë regjisteuar vetëm dëme material.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.