Kapet një 31- vjeçar i shpallur në kërkim, i ishte caktuar masa e sigurisë“arrest me burg” për prodhim dhe shitje e narkotikëve
Forca e posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për hetimin e narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, kapën dhe një 321 vjeçar, banues në Shkodër. Për 31-vjeçarin e kërkuar në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë “Tempulli 2”, Gjykata e Shkodrës, me vendimin e datës 22.04.2024, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.