Categories: BotaLajme

“Kapitull i ri bashkëpunimi”, raportohet se Kim Jong Un do të udhëtojë drejt Kinës

Zyrtari i tretë më i pushtetshëm në Kinë, Zhao Leji, anëtar i Komitetit të Partisë Komuniste të Kinës ka realizuar një vizitë këtë javë në Korenë Veriore, teksa dy vendet shënojnë 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.  Leji i cili u prit shumë miqësisht nga lideri koreanoverior u shpreh se Kina ishte e gatshme të forconte më tej lidhjen e zhvillimit dhe të thellojë bashkëpunimin dypalësh duke ruajtur interesat e përbashkëta të dy vendeve, shkruan Agjencia Franceze e Lajmeve, AFP. 

Ndërsa, Kim nga ana tjetër citohet ti  ketë thënë  Lejit se Phenjani është shumë e interesuar në thellim të miqësisë tradicionale dhe që “të shkruhet një kapitull i ri” në marrëdhëniet mes tyre. Ndërkohë mediat në Korenë e Jugut kanë raportuar se në vizitën e Lejit janë bërë plane edhe për një vizitë të Kim Jon Un në Pekin. Kim është takuar për herë të fundit me presidentin kinez Xi Jinping, më 2019, para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, andaj vizita me Zhaon konsiderohet takimi më i rëndësishëm mes zyrtarëve të lartë shtetërorë në vjetët e fundit. 

Kina është shteti prej të cilit përfiton më së shumti Koreja e Veriut, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe atë ekonomik.  Kina, bashkë me Rusinë, kanë bllokuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që të sanksionojnë Qeverinë e Kim Jong Un-it, pas rritjes së numrit të testimeve bërthamore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

38 seconds ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

2 minutes ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

3 minutes ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

6 minutes ago

Vllaznia eliminon Elbasanin falë penalltive

Vllaznia ka arritur të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë pas gjuajtjeve të…

8 minutes ago

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

16 hours ago

This website uses cookies.