Kapriçot e motit në pranverë, zonat malore zbardhen nga dëbora
Edhe pse jemi në stinën e pranverës, në zonat malore ne vend kanë nisur reshjet e dëborës. Reshjet e dëborës nuk kanë shkaktuar problematika dhe akset rrugore janë të hapura për qarkullim.
Konkretisht në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë trashësia e dëborës ka arritur në 5 cm.
Dëbora ka nisur edhe në veri të vendit, ku në aksin Bogë-Theth në lartësitë mbi 1200 m dhe “Tamarë-Vermosh” reshjet e dëborës kanë intensitet më të artë por pa krijuar probleme në rrugë.
Në zonat më të ulët në veri të vendit ka reshjet dherash dhe gurës në disa prej akseve ku po pastrohet për largimin e tyre nga rruga.
Gjithashtu borëpastrueset ndodhen në terren për të shmangur bllokimin e rrugëve duke pastruar rrugët.