Lajme

“Kaq është ligji, as më pak, as më shumë” – PS i përgjigjet akuzave të PD- së për shkarkimin e zëvendëskryetares Gushta

PS Shkodër, me anë të zëdhënëses së saj, Linda Kavaja, ka reaguar ndaj deklaratës së drejtuesit politik të  PD-së, Luçiano Boçi .

Në deklaratën e PS-së sqarohen arsyet e shkarkimit nga detyra të  Vildana Gushtës, duke theksuar se është zbatuar vetëm ligji, as më pak e as më shumë.

Deklarata e PS Shkodër

Të nderuar qytetarë,

Sot kandidati turist politik që u është imponuar si i pari në listë demokratëve në Shkodër, ka tentuar të hedhë shashkat e para të prishjes së traditës së qytetarisë dhe fushatës pozitive që Shkodra ka vite që ka nisur të krijojë.  I painformuar për realitetin dhe qytetarinë shkodrane, Luçiano Boçi po kërkon me ngulm të nxjerrë në pah “shpatën” e hakmarrjes politike që PD e përdori për 30 vite, me sa duket me synimin për të tensionuar artificialisht situatën politike në Shkodër, bazuar në përvojat e tij në një vend tjetër nga i cili qytetaria elbasanllije i ka dhënë duart me kohë.

Në lidhje me rastin e znj. Vildana Gushta, sqarojmë se siç duket qartë edhe në shkresat zyrtare të publikuar nga vetë PD-ja, largimi i saj nga detyra është bërë për shkelje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 112, datë 26.02.2025, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore të administratës shtetërore gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme për vitin 2025”, si dhe të nenit 64/1 të ligjit nr. 10 129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, i cili parashikon qartë se marrëdhënia e punës e nëpunësve të shërbimit të gjendjes civile në bashki dhe në zyrat e arkivit të gjendjes civile duhet të jetë në përputhje me parimet e paanshmërisë politike dhe neutralitetit.

Kaq është ligji. As më pak, as më shumë.

Na vjen keq që zotin Luçiano Boçi, të sapo “instaluar” në Shkodër si jabanxhi dhe qiraxhi politik për këtë muaj fushate,    ka zgjedhur të flasë pa asnjë informacion të saktë. Ai është përdorur nga kolegët e vet në parti sepse asnjë tjetër nga kryesia s’mund të dalë dhe të flasë  për këtë temë.

Nëse ka interes të dijë se kush punon sot në Bashkinë Shkodër mjafton t’u drejtohet anëtarëve të kryesisë së PD-së apo kandidatëve për deputetë te lista 

e vet. Të pyesë Elionën, Gretën, Arbenin apo edhe vetë Vildanën cilët nga   familjarët e tyre janë të punësuar në administratën e Bashkisë Shkodër dhe nëse ata janë “persekutuar” politikisht. Por për sa kohë këta persona e respektojnë ligjin dhe u shërbejnë qytetarëve me profesionalizëm, nuk kanë qenë dhe nuk kanë pse ndihen të rrezikuar.

Që prej vitit 2023, Bashkia drejtohet nga profesionistë që u shërbejnë qytetarëve, zbatimit të ligjit dhe transformimit të qytetit – dhe nuk është më vendi i parkimit të fëmijëve, motrave, vëllezërve, kushërinjve, krushqive e vjehrrive të Partisë  Demokratike , puna e vetme e të cilëve ka qenë pjesëmarrja në mitingje.

Koha e bashkisë si “mish për top” për luftërat banale politike ka marrë fund njëherë e mirë.

Qytetarët e Shkodrës e kanë kuptuar mirë këtë ndryshim dhe më 11 maj do ta konfirmojnë me votë dhe me besim te rezultatet konkrete që kjo bashki ka arritur në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë, në të mirë të qytetit.

Partia Socialiste fton kolegët e partive të tjera politike që Shkodrën ta mbajnë larg trysnisë dhe akuzave politike duke ruajtur dinjitetin që i takon këtij qyteti.

Blerti Delija

Recent Posts

Vengu: Partneriteti me SHBA, forcon kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale e globale

Forcimi i sigurisë kombëtare është i lidhur kryesisht me trajnimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me…

3 hours ago

Raporti për të drejtat e njeriut: AI përmend ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës

Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar…

3 hours ago

Rikthehet energjia elektrike pas ndërprerjeve masive në Spanjë dhe Portugali

Pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike që goditi Spanjën dhe Portugalinë, rikthimi i energjisë ka…

3 hours ago

65-vjetori i Televizionit Shqiptar, nderim për punën e qindra punonjësve, që rritën vlerat e medies publike

Televizioni Shqiptar kremton sot 65-vjetorin e fillimit të transmetimeve të tij, duke shënuar një gur…

3 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 29 prill 2025

Dashi Financiarisht, efekti i kombinuar i Saturnit dhe Venusit në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë sugjeron…

3 hours ago

Parashikimi i motit, e martë, 29 prill 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet…

3 hours ago