Karabina:PD do e kushtëzojë votën në parlament me propozimet e bëra

Karabina

Karabina

Zëdhënësja e Partisë Demokratike,  Mirala Karabina  u shpreh në “Ekspres” se, PD  do e kushtëzojë votën në parlament me propozimet  tona.

“Pa asnjë diskutim ne do e kushtëzojmë votën tonë në parlament me propozimet tona. Në të kundërtën kjo qeveri do të tregoi që ka si qëllim interesat e veta dhe është një qeveri anti-kombëtare”, u shpreh ajo.

Ne do i imponohemi mazhorancës shpreh ajo, që të bëhen ndryshimet e kërkuara  në sistemin zgjedhor aktual, i cili fatkeqësisht ka goditur demokracinë edhe me ndryshimet kushtetuese të 2008.

“Në 15 nëntor PD-ja ka dorëzuar propozimet e veta duke kërkuar lista të hapura, baraz peshim të votës në shkallë kombëtare, votën e emigrantëve shqiptar”.

Ndaj tha ajo, në pluralizëm partitë në parlament përfaqësohen në dy kampe, pozitë dhe opozitë dhe kush e ka thënë që nuk do të ketë bashkim votash të dy palëve të çështjes madhore në shërbim të qytetarëve.

Duke komentuar rikthimin e z. Basha dhe daljes së tij në një komunikim me median pas 5 muajsh mungesë, Karabina theksoi se, “z. Basha ka qenë gjithmonë i pranishëm në PD dhe kur bërë një tërheqje për të mirë të partisë, ai është deputet në Parlament.  Z. Basha që kur mori votëbesimin e demokratëve që kur mori PD-në ka zhvilluar qindra takime me demokratët në rreth të ndryshme”.

Ajo u shpreh se , “Basha në të gjithë Shqipërinë ka riaktivizuar strukturat të cilat kanë qenë të pambështetura, in aktivë.  Kjo periudhë kanë qenë një domosdoshmëri për të riformatuar PD-në, një proces në fakt që ende nuk ka përfunduar sepse nuk duhet të nxitojmë për të zgjedhur njerëzit më përfaqësues.

Për zëdhënësen,  nuk ka qene e lehtë për PD-së pas investimit që ka bërë establishmenti  për mos e pasur alternativë qeverisëse këtë parti.

“ Gjatë kësaj kohe ne kemi punuar për të evidentuar anëtarësinë tonë dhe pa pasur një parti të vitalizuar ne nuk mund të kërkojmë mbështetjen tek qytetarët. Partia Demokratike dhe në kuvendin e 2 shtatorit ka përcaktuar agjendën e saj politike. PD-ja në devizën e saj të politikë bërjes është orientimi Euro-Atlantik dhe perëndimor dhe ne nuk kemi ngjasa që të dalim në kundërshtim me aleatët tanë perëndimor”, theksoi ajo.

Gjithashtu ajo citoi se, “PD-ja që është tani është e pastër dhe e çliruar nga hijet e së shkuarës dhe që ka shumë rëndësi është një parti e pa korruptuar.

Sipas saj, Edi Ramës i intereson që të ketë përballë njerëz të cilët janë të sanksionuar , kërkon që të ketë një opozitë që nuk vjen dot në pushtet sepse kjo është mënyra që e mban atë në pushtet.

 Në përfundim zëdhënësja e Lulzim Bashës theksoi se kushti i vetëm për gjithë ata që dëshirojnë të bashkohen me PD-në zyrtare, është mos bërja kompromis kundër interesave  të partnerëve tanë ndërkombëtar,  mbështetje  për punën e   SPAK dhe të jenë të pa korruptuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.