“Karajfilat” e Shkodrës festojnë 40 vjet/ Ruzhdi Çekaj është anëtari më i vjetër i këtij grupi emblematik
Ishte korriku i vitit të largët 1983 kur do të krijohej një formacion shkodran i quajtur “Karajfilat që ka Shkodra”, një grup me zëra brilantë që do të pushtonin shpejt zemrat e shkodranëve dhe jo vetëm.
Kanë kaluar vite nga krijimi i këtij grupi me një histori 40-vjeçare por anëtari i saj Ruzhdi Çekaj e kujton mjaft mirë atë moment kur grupi “Karajfilat që ka Shkodra” do të niste të merrte jetë.Veç sukseseve grupi është përballur edhe me momente të vështira, madje për disa vite ai thuajse nuk ekzistonte. Ruzhdi Çekaj kujton çastin kur u rimor iniciativa për të rikrijuar grupin pas shpërbërjes së tij. Tre vitet e fundit ishin të vështira për grupin ikonik “Karajfilat që ka Shkodra”.Përtej vështirësive ky grup emblematik i qytetit i ka dhënë shumë muzikës shkodrane në këto 40 vite.Sot grupi “Karajfilat që ka Shkodra” jehon sërish edhe me pjesëtarë të tjerë të tij që vazhdojnë të ruajnë fort një traditë të nisur këtu e 40 vite më parë.