Lajme

Karamuço: Deri në Janar do të ketë arrestime tek politikanët

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në studion “3D” të drejtuar nga Alban Dudushi në RTSH1 se deri në muajin janar të vitit të ardhshëm do të ketë arrestime nga SPAK në radhët e politikanëve shqiptarë.

Karamuço theksoi më tej se arrestimet mund të ndodhin deri në muajin janar dhe më pas mund të ndërpriten për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Për disa politikanë vazhdon hetimi pa iu komunikuar akuza, qoftë majtas dhe djathtas. Por deri në dhjetor, maksimumi në janar, sidomos aktet dhe veprimet që kanë të bëjnë me eksponentë të politikës do të jenë aktive sepse më pas ndërpriten për shkak të fushatës, që të mos ndikohet elektorati nga arrestimet që mund të ndodhin. Kjo do të shtyhet deri pas majit”, u shpreh Karamuço.

Ai vuri në dukje gjithashtu se paralelisht me procesin e hetimeve ndaj politikanëve edhe vetë pjesëtarë të sistemit të drejtësisë janë në objektivin e hetimeve pasi mund të kenë pasur kontakte me grupe kriminale.

Paralelisht me pjesën politike ne kemi një patate shumë të nxehtë në SPAK që është prova dhe testi më i madh. Janë persona që dalin me emra që kanë shkruar të cilët e kanë kaluar vetingun.

Mbase nuk do të provohet kurrë se kanë përgjegjësi penale për gjërat që kanë bërë por provohet që kanë kontakte të papërshtatshme me grupe kriminale.

Për këtë element ne kemi shkarkuar të tjerë nga procesi i vetingut. Kështu që ne na rrezikon i gjithë procesit të vetingut nga kjo. Media dhe një pjesë e shoqërisë civile i di, por ne duam veprime konkrete”, theksoi Karamuço.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

11 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

11 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

11 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

12 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

12 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

14 hours ago

This website uses cookies.