Karburantet, problem cilësia dhe çmimi/ Qytetarët: Krahas shtrenjtimit problem edhe cilësia e karburantit
Çmimet e naftës po i afrohen nivelit 200 lekë për litër. Në tregun vendas cmimi është rritur me rreth 10 lek javët e fundit
Në pikat e tregtimit të karburantit, një litër naftë tregtohet me 197 lekë ndërsa Benzina shitet me 198 lekë.
Që nga 15 korriku, kur filloi shtrenjtimi, nafta është rritur gjithsej me 21 lekë për litër, duke arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i marsit të këtij viti. Para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë.
Qytetarët thonë se krahas shtrejtimit edhe cilësia e karburantit nuk është e mirë. Operatorët e tregut pohojnë se krahas shtrenjtimit në bursa, një tjetër faktor që i mban çmimet e larta në vend është barra e lartë e taksave që rëndojnë mbi naftën, që arrin në mbi 60% të çmimet.