Kardinali shqiptar uron nga Vatikani festën e Pashkëve: Paqe dhe begati!

Me rastin e festës se Pashkës, besimtarët e krishterë i ka uruar edhe kardinali Ernest Troshan Simoni.
Eminenca e tij e përcolli mesazhin e urimit nga Vatikani ku ndërsa theksoi se sot njerëzimi është mbushur me të papritura uroi të gjithë besimtarët e krishterë të kenë në mendje Krishtin.
Kardinali Ernest Troshan Simoni nuk la pa shtuar mesazhin për paqe dhe begati.
“Jetojmë në një kohë kur njerëzimi është mbushur me të papritura. Sot është festa për Krishtin. Kjo është festë e madhe. Urojmë që në çdo festë të kenë në mendje Krishtin. Të bashkoheni! Paqe dhe begati”, tha Kardinali.
Besimtarët e krishterë katolikë festojnë sot në mbrëmje ngjalljen e Krishtit, teksa mbrëmjen e djeshme kremtuan “Udhën e Kryqit”.