Karikaturat e Tefë Palushit, në Galerinë e Arteve janë të ekspozuara disa nga punimet e tij

Veprat e karikaturistit shkodran, Shtjefën Palushi, po qëndrojnë këto ditë të ekspozuara në ambientet e Galerisë së Arteve të Shkodrës. Pjesë e ekspozitës për Tefën janë edhe disa punime të vëllait të tij, Paulinit.
“Karikaturat e Tefës ngjajnë aktuale edhe në realitetin e sotëm të shoqërisë sonë”, shprehet kështu Juka, drejtuesi i galerisë.
Shtjefën Palushi, i njohur si Tefa, përmes penelit të tij të hollë do të shquhej edhe përtej Shkodrës për humorin e tij therës dhe jo vetëm. Në fundjavë, Galeria e Arteve përgatitet të sjellë një tjetër ekspozitë për vizitorët e saj, tematika e së cilës është arkitektura.