Nga Gjermania, kryeministri Edi Rama tha se bota dhe njerëzimi ka nevojë për tolerancë ndaj diversitetit të tjerëve dhe ruajtjes së unitetit të njerëzimit.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit “Karli i Madh” në Gjermani, Rama u shpreh krenar që vinte nga një vend ku toleranca fetare ishte pjesë e identitetit shqiptar, ndërsa shtoi se bota nuk duhet të tregohet tolerante ndaj të keqes në botë.
“Janë tashmë jo vetëm tensione filozofike por çështje duhet të përballemi politikisht. Shfaqet në rrugë, parlamente, midis qeverive. Unë besoj se duhet t’i rezistojmë tundimit se është temë komplekse për ne që të merremi. Të tolerosh të keqen, rrezikon ta lejosh që të shumëfishohet. Si mundet dikush ta shohë djallit në sy, pa mundur t’i ngjajë atij? Toleranca ka qenë e mbështetur në epërsinë e civilizimit. Karli i Madh luajti rol kyç në formësimin e historisë. Ai ishte jo vetëm strateg, por ai që propozoi shkëmbimin kulturor. Emri i tij lidhet me vlerat humaniste.
Karli i Madh, ati i Evropës moderne, qëndrimi i tij i tolerancës shkonte krah për krah me bindjen për një këndvështrim për botën. Evropa ka qenë vetëkritike, kjo nuk është diçka e keqe.
Jam me fat që vij nga një vend që krenohet për tolerancën fetare. Shqipëria, një vend me shumicë myslimane ishte i vetmi vend në botë që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebre se para luftës”, tha Rama.
Çmimi i “Karlit të Madh” është një nga çmimet me prestigjioze të Europës dhe i jepet personaliteteve dhe institucioneve që kanë luajtur rol për forcimin e unitetit në Europë. Për vitin 2024 çmimi i jepet rabinit Pinchas Goldschdmit për rolin e tij të rëndësishëm në promovimin e dialogut dhe tolerancës në Evropë.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.