Karlo Ançeloti rinovon me Real Madrid
E ardhmja e Karlo Ançelotit është shumë më afër Real Madrid se sa Brazilit. E shkruan AS, sipas të cilit tekniku emiljan është shumë pranë rinovimit me klubin e Florentino Perez. Pavarësisht sforcimeve të Konfederatës braziliane të futbollit për të publikuar një marrëveshje të mundshme me italianin në pankinëm e Seleçaos, kjo duke nisur nga muaji qershor, AS ka konfirmuar që ky akord nuk ekziston aq më tepër që Ançeloti ka qenë shumë i qartë me ta.
Sigurisht që është ndjerë i vlerësuar nga propozimi i pesë herë kampionëve të Botës, por përgjigja e tij ka qenë e menjëhershme dhe shumë e fortë. “Real është prioriteti im dhe nëse klubi do të më ofrojë rinovimin do të vazhdoj këtu sezonin e ardhshëm”, shkruan AS duke kujtuar konferencën për shtyp të një muaji e gjysëm përpara të Ançelotit, i cili ishte i gatshëm të priste Real Madrid deri në momentet e fundit.
Duket, gjithnjë sipas AS, që Ançeloti ka folur me të shoqen dhe fëmijët (Davide është ndihmësi i tij në mënyrë direkte tek Real) dhe i ka lënë të kuptuar atyre që në Madrid ndihet ende shumë mirë dhe që ekziston një mundësi për të për të rinovuar kontratën me klubin e “Santiago Bernabeut”.