Karlo Anceloti
E ardhmja e Karlo Ançelotit është shumë më afër Real Madrid se sa Brazilit. E shkruan AS, sipas të cilit tekniku emiljan është shumë pranë rinovimit me klubin e Florentino Perez. Pavarësisht sforcimeve të Konfederatës braziliane të futbollit për të publikuar një marrëveshje të mundshme me italianin në pankinëm e Seleçaos, kjo duke nisur nga muaji qershor, AS ka konfirmuar që ky akord nuk ekziston aq më tepër që Ançeloti ka qenë shumë i qartë me ta.
Sigurisht që është ndjerë i vlerësuar nga propozimi i pesë herë kampionëve të Botës, por përgjigja e tij ka qenë e menjëhershme dhe shumë e fortë. “Real është prioriteti im dhe nëse klubi do të më ofrojë rinovimin do të vazhdoj këtu sezonin e ardhshëm”, shkruan AS duke kujtuar konferencën për shtyp të një muaji e gjysëm përpara të Ançelotit, i cili ishte i gatshëm të priste Real Madrid deri në momentet e fundit.
Duket, gjithnjë sipas AS, që Ançeloti ka folur me të shoqen dhe fëmijët (Davide është ndihmësi i tij në mënyrë direkte tek Real) dhe i ka lënë të kuptuar atyre që në Madrid ndihet ende shumë mirë dhe që ekziston një mundësi për të për të rinovuar kontratën me klubin e “Santiago Bernabeut”.
Ekspertët e udhëtimit këmbëngulin që të vizitoni këtë vend të bukur me ujëra të kristalta,…
DashiNë punë, mos u shqetësoni nga kritikat e padrejta; një analizë e qetë e projekteve…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë…
Ditën e sotme në Itali janë zyrtarizuar 23 skuadrat pjesëmarrëse në “Giro d’Italia 2025”. Siç…
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht…
Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…
This website uses cookies.