Karlos Alkaraz ëndrra për të artën më afër se kurrë

Tre muajt e fundit mund të jenë më të lavdishmit për Alkaraz, i cili mund të mbyllë këtë mini cikël me një medalje të artë.
Talenti spanjoll i tenisit fluturoi në finalen e madhe pasi eliminoi në dy sete (6-1, 6-1) Feliks Auge-Aliasim (Kanada) në “Stade Roland-Garros”.
Po në këtë fushë Alkaraz fitoi French Open-in vetëm pak muaj më parë dhe tani është përsëri aty për të fituar një tjetër turne prestigjoz. Në mes nuk duhet harruar se ka bërë të vetin edhe Wimbledon-in.