Karlos Alkaraz mund Siner në finalen maratonë të Pekinit
![Karlos Alkaraz](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/10/Karlos-Alkaraz.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Finale legjendare në Pekin ku Alkaraz mundi Siner pas një dueli që zgjati 3 orë e 21 minuta në tri sete (6-7, 6-4, 7-6).
Siner luajti një lojë të fortë madje në fund kishte një avantazh të konsiderueshëm përballë spanjollit pasi në tiebreakun final humbi edhe pse ishte në avantazh 3-0.
Me këtë humbje Siner pëson disfatën e parë pas 14 fitoresh radhazi. Italiani kishte pësuar humbjen e fundit në Montreal përballë Rublev.
Për Siner, Alkaraz mbetet një tabu pasi në 2024 nuk e ka mposhtur asnjë herë. Triumfi në Pekin për spanjollin ishte i 16-ti në karrierë.