Karnavalet, bllokim rrugësh në fundjavë / Bashkia e Shkodrës tregon akset dhe oraret e kufizimit

Në kuadër të festimeve të fundjavës për Karnavalet, Bashkia e Shkodrës ka publikuar planin e masave që konsistojnë në bllokimin e disa segmenteve rrugore në qendër të qytetit.
Më 22 shkurt do të ketë bllokim nga ora 17 deri në orën 21 të bulevardit “Skënderbeu”, rrugës drejt sheshit “Perash” dhe rrugës “Ura Dervishbeg”.
Po ashtu, bllokim do të ketë edhe të dielën e 23 shkurtit të bulevardit “Skënderbeu”, rrugës “Marin Biçikemi” dhe pedonales së Gjuhadolit nga ora 8 deri në orën 14.
Në ndihmë dhe banorëve do të jenë edhe patrullat e policisë bashkiake dhe policisë së shtetit për të orientuar qytetarët.