Karnavalet e Shkodrës, histori dhe traditë – Organizimi i veçantë i tyre mori jehonë edhe në prestigjozen “The Guardian”

karnavalet histori

Karnavalet e Shkodrës janë një nga traditat më të njohura dhe më të vjetra të qytetit, të mbushura me ngjyra, humor dhe satirë.

 Festimi i tyre në Shkodër mendohet të ketë nisur në vitin 1861.

Rrugët e qytetit mbushen me grupe të maskuara që përfaqësojnë personazhe historike, figura politike, karaktere mitologjike ose thjesht krijime humoristike.

Karnavalet shërbejnë si një periudhë feste dhe gëzimi, ku qytetarët mund të shprehin lirshëm mendimet dhe kritikën ndaj fenomeneve të ndryshme shoqërore përmes artit dhe humorit.

Jehona e Karnavaleve të Shkodrës dhe karakterit të tyre mori së fundmi jehonë në prestigjozen botërore “The Guardian”.

Bashkia e Shkodrës ka akorduar një fond limit prej 8 milionë lekësh të reja për organizimin e tyre këtë vit.

Ato pritet të mbahen mes datave 14 shkurt dhe 4 mars 2025.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.