Karnavalet e Shkodrës ndër  vite, ekspozitë fotografike  e traditës së hershme të festimit

Karnavalet kanë shkruar historinë e tyre në Shkodër. Tradita e hershme e festimit daton që në vitin 1860. Biblioteka “Marin Barleti” ka ndërmarrë iniciativën e veçantë për ekspozimin e kësaj pjese të historisë. Në hollin e saj, bien në sy fotografitë e Shan Picit, Kel Marubit, Dedë Jakovës etj. që dokumentojnë me aparatin e tyre këto festime tradicionale.

Fotografitë e ekspozuara në ambientet e brendshme të Bibliotekës publike të Shkodrës, shfaqen për publikun pas më shumë se 20 vitesh.

Ekspozitë fotografike lidhur me karnavalet e Shkodrës është çelur edhe në hapësirën e jashtme përpara kinemasë së qytetit. Ajo është pjesë e kalendarit të aktiviteteve nga organizatorët e festës. Kalimtarët e rastit kanë mundësinë të njihen me një pjesë të historisë së festimit të tyre në qytet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.