Categories: LajmeEkonomi

Karta SIM për banor – Shqiptarët të parët në Europë, në 2023 kompanitë fituan 370 milionë euro

Tregu i shërbimeve celulare ka shënuar rritje në disa prej treguesve të tij gjatë vitit 2023. Viti 2023 ka shënuar ndryshime të rëndësishme në strukturën e këtij tregu, siç ishte bashkimi i operatorit Albtelecom sh.a., nga operatori One Telecommunications sh.a., gjë që ka çuar në rikonfigurimin e këtij tregu.

Nga të dhënat e evidentuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) numri total i kartave SIM arriti në rreth 3.8 milionë gjatë vitit 2023, që do të thotë 1.4 karta SIM për banor, shifër mё e lartё se mesatarja e rajonit tё Europës dhe ajo globale, përkatësisht 1.23 dhe 1.11 karta SIM për banor.

Numri i pajtimtarëve të shërbimeve mobile përgjatë vitit të kaluar, arriti rreth 2.6 milionë.

Referuar Raportit Vjetor të AKEP, numri i pajtimtarëve aktivë që kanë përdorur shërbimin internet celular në fund të vitit 2023 kapi shifrën prej rreth 2 milionë pajtimtarë.

Siç vërehet në grafik, numri i pajtimtarëve që kanë përdorur shërbimet roaming gjatë qëndrimit të tyre në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka shënuar rritje të vazhdueshme duke arritur në mbi 800 mijë pajtimtarë në vitin 2023, me një rritje rreth 36% nga viti pararendës.

Tregues i rëndësishëm është edhe mbulimi i popullsisë me rrjet 3G, në nivelin rreth 99%. Raporti i paraqitur para deputeteve tregon se të ardhurat dhe investimet e rrjeteve te komunikimeve elektronike për vitin 2023 nënvizon se nga ofrimi i këtyre shërbimeve përgjatë këtij viti sipërmarrësit kanë gjeneruar rreth 37 miliardë lekë.

Në fund të vitit 2023, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ishte 2,615,000, ndërsa numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband celular ishte  rreth 2,100,000, që përbëjnë respektivisht 95% dhe 75% të popullsisë së Shqipërisë. 

Deputetet kërkuan që rëndësi e veçantë t’i kushtohet edhe monitorimit të cilësisë së shërbimit nga operatorët e telefonisë së lëvizshme, kontrollit dhe monitorimit të frekuencave si një pasuri kombëtare, si dhe probleme të veçanta që kanë në fokus mbrojtjen e konsumatorit.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vota e diasporës shkon në 85 shtete – 241 mijë zarfe nga 245 në total janë shpërndarë tek emigrantët

Procesi i dërgimit të zarfeve për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, me qëllim ushtrimin…

15 hours ago

“Me Dinamon si finale”- Brdariç dhe Balaj, optimistë në prag të sfidës së kthimit për Kupën e Shqipërisë

Dinamo City do të jetë kundërshtari i radhës për Vllazninë. Sfida është e vlefshme për…

16 hours ago

Kandidatët e PS takime në Zdrale – Edona Bilali, Onid Bejleri dhe Xhenis Çela kërkojnë mbështetjen e biznesit

Kandidatët e Partisë Socialiste, Edona Bilali, Onid Bejleri dhe Xhenis Çela, në vijim të fushatës…

16 hours ago

Ted Kopliku takime derë më derë – Kandidati për deputet i PD- së në zonën përreth stadiumit “Loro Boriçi”

Kandidat i PD-së për qarkun Shkodër, Ted Kopliku, zhvilloi një takim me banorët e zonës…

16 hours ago

Dita Botërore e Tokës – Aksion pastrimi në Velipojë, apel për mbrojtje të mjedisit

Bregdeti i Velipojës u zgjodh për të zhvilluar një aksion pastrimi në Ditën Botërore të…

17 hours ago

Sfidat e medias lokale – Në Shkodër diskutohet etika dhe vetërregullimi për një gazetari më të përgjegjshme

Në një kohë kur mediat lokale përballen me sfida të shumta, në Shkodër u zhvillua…

17 hours ago