Categories: LajmeSociale

Kartela dhe rezervimi për bërjen e vaksinave për fëmijët 0-7 vjeç, online tek e-Albania

Prindërit e fëmijëve nga 0-7 vjeç nuk do të kenë më nevojë të paraqiten pranë qendrave shëndetësore, për të tërhequr kartelën e vaksinave, sepse nga sot dokumenti sigurohet online dhe në kohë reale, nëpërmjet e-Albania.

Në portalin qeveritar e-Albania është shtuar një shërbim i ri elektronik i emërtuar si “Kartela Personale e Vaksinimit”.

Qytetarët, që kanë fëmijë nën 7 vjeç, pasi të jenë loguar në llogarinë e tyre personale, mund të përdorin lehtësisht shërbimin, pa patur nevojën e ngarkimit të asnjë dokumenti shoqërues duke gjeneruar menjëherë kartelën e kërkuar. Në formë elektronike, qytetarët mund ta paraqesin dokumentin në çdo kohë drejt administratës së çerdheve dhe kopshteve ku do të regjistrojnë fëmijët e tyre.

Po ashtu, as prindërit e fëmijëve që do të regjistrojnë fëmijët në klasë të parë nuk do të kenë më detyrimin ta depozitojnë kartelën pranë shkollës ku do të mësojë fëmija. Tashmë, nëpërmjet ndërveprimit të SMIP dhe Regjistrit Elektronik të Vaksinimit, kartela digjitale e vaksinimit do të dërgohet elektronikisht në shkollë nga vetë sistemi.

Më risinë e fundit, tashmë krijohet një portofol elektronik i ri i vaksinave të fëmijëve nga 0 deri në 7 vjeç, të cilin prindërit mund ta gjenerojnë në çdo kohë nga llogaria e tyre personale në rubrikën “Dokumentet e mia”.

Bashkë me kartelën digjitale, në portalin e-Albania, qytetarët mund të rezervojnë online për vete apo për pjesëtarë të mitur të familjes, kohën dhe llojin e vaksinës që duan të aplikojnë, në mbrojtje të shëndetit të tyre. Me “Rezervim për vaksinim”, qytetarët mund të aplikojnë online për orën, datën dhe llojin e vaksinës që do të aplikohet në qendrën shëndetësore.

Aplikantët do të marrin njoftimin e konfirmimit të rezervimit, nëpërmjet e-Albania, në rubrikën “Mesazhet e mia” për t’u paraqitur më pas pranë klinikës në zonën e tyre të banimit.

Brenda javëve të ardhshme pritet të nisin edhe regjistrimet në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë për vitin shkollor 2024-2025, procedura që, ashtu sikurse vitet e fundit, do të kryhen nëpërmjet shërbimeve të posaçme elektronike që ndodhen në portalin e-Albania. Me risitë e fundit, numri i shërbimeve elektronike në portalin e-Albania ka shkuar në 1239.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

47 mins ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

59 mins ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

1 hour ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

2 hours ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

2 hours ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

2 hours ago

This website uses cookies.