Kartolina e RTSH për festa / Stafi i Radio Televizionit Publik Shqiptar uron të gjithë shqiptarët

kartolina rtsh

kartolina rtsh

Një punë kolosale, e një stafi prej qindra personash, me objektivin për të sjellë për publikun materialet më të mira. Publiku njihet shpeshherë dhe afeksionohet me personazhet që dalin në ekran, por kontura e përgjithshme, nuk mund të plotësohet pa praninë e “të padukshmëve” të televizionit, ata, që palodhur japin kontribut të pashlyer, për të plotësuar të plotë pazëllin e kartolinës televizive.

Radio Televizoni Shqiptar ofron për publikun, mijëra materiale cilësore në dhjetëra kanalet e saj. Edicionet e lajmeve, të rejat nga sporti, emisionet argëtuese e informative, materialet e dedikuara për çdo etni, janë përditshmëria e personave që punojnë në median publike të vendit.

Kontributi i tyre vlen të përgëzohet për 365 ditë të vitit, për t’u motivuar, ashtu siç ata bëjnë pareshtur me njerëzit e ekranit. Radio Tirana, mëma prej nga ku lindën radiot e tjera në vend, qëndron stoike me emisione dhe hapësira inovative të krijuara. Publiku dashurohet me zërin e tyre, pa e njohur pamjen, që zbulohet në kartolinën e plotë mediatike.

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, trupa që përfaqëson me krenari median publike në dhjetëra evenimente, e bëri përsëri në këtë fundvit. Në një mbrëmje festive, në qendër të kryeqytetit, në praninë e mjaft dritave dhe njerëzve, ato dhuruan një performancë për t’u mos harruar. Kartolina e plotë televizive, janë dhe ata.

Një staf i dedikuar, i gatshëm për t’u përgjigjur dhe për t’u shfaqur sa herë që televizioni ka nevojë, ishin aty në realizimin e kartolinës televizive. Nën drejtimin e regjisorit Armand Vllahu, ata filmuan çdo detaj, regjistruan dhjetëra dubla, shkuan në çdo sektor, duke kompletuar të plotë vizionin e ri të Radio Televizionit Shqiptar, për të tashmen dhe të ardhmen e ndritur që e pret.

Në nivel kombëtar, 2023 ishte viti i sukseseve. Kombëtarja Kuqezi u kualifikua në eliminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit. Shqipëria korri sukses në fushën e turizmit me mbi 10 milionë turistë të regjistruar në një vit kalendarik, ndërsa Radio Televizioni Shqiptar, kurorëzoi me Festivalin e 62 të Këngës punën e palodhur të muajve të fundit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.