Katari: Në orët e ardhshme pritet armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit

8e4e92d574184598baa714afba1536d2

8e4e92d574184598baa714afba1536d2

Katari ka bërë të ditur se në orët e ardhshme pritet të fillojë armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.

Ministria e Jashtme e Katarit shpjegoi se armëpushimi ka të ngjarë të fillojë ditën e premte, ndërsa më parë priteshin që pauzat në luftime të kryheshin që të enjten.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari në një deklaratë të postuar në X ka theksuar se bisedimet se si të zbatohet marrëveshja e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit po vazhdojnë dhe po përparojnë pozitivisht.

Puna midis dy palëve dhe partnerëve tanë në Egjipt dhe SHBA është duke vazhduar për të siguruar zbatimin e shpejtë të armëpushimit dhe për të siguruar atë që është e nevojshme për të siguruar që të dyja palët t’i përmbahen marrëveshjes”, theksohet në deklaratë.

Sa i përket pengjeve, është bërë e ditur se asnjë prej tyre në Gaza nuk do të lirohet para të premtes.

Deklarata është bërë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit. Pengjet pritej të liroheshin gjatë kësaj të enjte (23 nëntor), por fillimi i armëpushimit të përkohshëm është shtyrë deri në 24 nëntor.

Ka paqartësi mbi arsyet e vonesës së zbatimit të marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Hamasit.

Gjykata e Lartë e Izraelit  hodhi poshtë një sfidë ligjore  për marrëveshjen e pengjeve të Gazës. “Gjithashtu,  marrëveshja e pengjeve  nuk përfshin lirimin e vrasësve”, tha të mërkurën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndërsa zbuloi më shumë detaje nga marrëveshja.

Shtëpia e Bardhë teksa deklaroi se marrëveshja është në rrugën e duhur, shpreson që zbatimi i saj dhe lirimi i pengjeve të nisë para ditës së premte, shkruan CNN. 

Marrëveshja u ra dakord dhe mbetet e dakorduar. Palët po përpunojnë detajet përfundimtare logjistike veçanërisht për ditën e parë të zbatimit,” sipas raporteve që citojnë zëdhënësen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Adrienne Ëatson.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.