Katastrofa në Bosnje: Ende kërkohet për viktima të mundshme

Kryepeshkopi i dioqezës së kryeqytetit boshnjak të Vrhbosna, Tomo Vuksic, kujtoi viktimat e përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Tragjedia e madhe” që goditi shtetin ballkanik para fundjavës dhe kushtoi të paktën 18 jetë, shkaktoi edhe dëme të mëdha, tha kleriku katolik, përcjell “Radio Sarajevo”. Vuksic shprehu “solidaritetin e tij të thellë dhe vëllazëror” me viktimat dhe njoftoi mbështetjen nga kisha.

Në Bosnje-Hercegovinë vazhdojnë kërkimet për viktima të mundshme nga përmbytjet dy ditët e fundit.

Fshati malor Jabllanicë, rreth 30 kilometra në veri të qytetit të Mostarit është më i godituri.

Shiu i dendur dhe stuhitë shkaktuan dëme, dherat varrosën shtëpitë nën vete. Gurët që dëmtuan mendohet se kanë ardhur nga një gurore sipër. Pamjet treguan se si vetëm minarja e një xhamie dilte jashtë ujit.

Ndërkohë, autoritetet korrigjuan numrin e përgjithshëm të viktimave nga origjinali 18 në 16. Disa raste janë regjistruar gabimisht disa herë, tha Nermin Nikshiq, kreu i qeverisë së Bosnje-Hercegovinës.

Stuhi të forta dhe reshje të dendura përmbytën disa qytete boshnjake duke shkaktuar rrëshqitje dheu. Disa lumenj dolën nga shtrati duke përmbytur rrugët dhe duke shkatërruar zonat e banuara./dw/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.