“Katastrofa” spitalore në Gazë, Izraeli furnizon spitalin e Al-Shifës me inkubatorë

8c2126caece040a2ab62900c9eec6a22

8c2126caece040a2ab62900c9eec6a22

Ushtria izraelite tha të martën se ka filluar të transferojë inkubatorë për foshnjat në Rripin e Gazës, për të mundësuar evakuimin e bebeve të porsalindura nga spitali i madh i Al-Shifës në territorin palestinez.

Në deklaratën e njoftuar në mediet sociale, ushtria (IDF) postoi imazhin e një ushtari duke shkarkuar inkubatorët nga një furgon, pas apelit nga Spitali Al-Shifa se lufta mes Izraelit dhe grupit Hamas po vinte në rrezik jetën e të sapolindurve, teksa forcat tokësore izraelite vijojnë operacionin “antiterror” dhe po mbaron karburanti për gjeneratorin.

IDF-ja mbetet e përkushtuar të mbështesë përgjegjësitë e saj morale dhe profesionale për të bërë dallimin midis civilëve dhe terroristëve të Hamasit. IDF-ja është e gatshme të punojë me çdo palë ndërmjetësuese të besueshme për të garantuar transferimin e inkubatorëve,” njoftoi zëdhënësi ushtarak.

Doktorët e Spitalit të Al-Shifës kanë bërë thirrje për ndihma, pasi “nuk ka më ujë, ushqim, qumësht për fëmijë dhe bebe. Situata në spital është katastrofike,” tha për CNN drejtori i qendrës mjekësore, Dr. Muhamad Abu Salmija (o. Muhamad Abu Salmiya).

Ditët e fundit ka pasur 15 pacientë që kanë humbur jetën në Al-Shifa, mes tyre gjashtë të porsalindur, për shkak të ndërprerjeve të energjisë dhe mungesës së furnizimeve mjekësore.

Përplasjet luftarake më shumë se njëmujore kanë shkaktuar më shumë se 1.200 vdekje në Izrael dhe mbi 11.180 në Gazë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.