Ushtria izraelite tha të martën se ka filluar të transferojë inkubatorë për foshnjat në Rripin e Gazës, për të mundësuar evakuimin e bebeve të porsalindura nga spitali i madh i Al-Shifës në territorin palestinez.
Në deklaratën e njoftuar në mediet sociale, ushtria (IDF) postoi imazhin e një ushtari duke shkarkuar inkubatorët nga një furgon, pas apelit nga Spitali Al-Shifa se lufta mes Izraelit dhe grupit Hamas po vinte në rrezik jetën e të sapolindurve, teksa forcat tokësore izraelite vijojnë operacionin “antiterror” dhe po mbaron karburanti për gjeneratorin.
“IDF-ja mbetet e përkushtuar të mbështesë përgjegjësitë e saj morale dhe profesionale për të bërë dallimin midis civilëve dhe terroristëve të Hamasit. IDF-ja është e gatshme të punojë me çdo palë ndërmjetësuese të besueshme për të garantuar transferimin e inkubatorëve,” njoftoi zëdhënësi ushtarak.
Doktorët e Spitalit të Al-Shifës kanë bërë thirrje për ndihma, pasi “nuk ka më ujë, ushqim, qumësht për fëmijë dhe bebe. Situata në spital është katastrofike,” tha për CNN drejtori i qendrës mjekësore, Dr. Muhamad Abu Salmija (o. Muhamad Abu Salmiya).
Ditët e fundit ka pasur 15 pacientë që kanë humbur jetën në Al-Shifa, mes tyre gjashtë të porsalindur, për shkak të ndërprerjeve të energjisë dhe mungesës së furnizimeve mjekësore.
Përplasjet luftarake më shumë se njëmujore kanë shkaktuar më shumë se 1.200 vdekje në Izrael dhe mbi 11.180 në Gazë.
Paleontologët në Peru kanë zbuluar fosilin e një krokodili që daton 10 deri në 12…
Studiuesit thonë se kanë gjetur trajtimin e parë të ri – në 50 vjet –…
Qarku i Lezhës ka përjetuar reshje shiu të dendura, të cilat kanë shkaktuar probleme të…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urimi për popullin shqiptar,…
Shqipëria përkujton sot 80-vjetorin e çlirimit të vendit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional…
Kryeministri Edi Rama uroi sot gjithë shqiptarët për 80-vjetorin e Çlirimit të vendit. Kryeministri zgjodhi…
This website uses cookies.