Kate sërish në qendër të polemikave, një tjetër fotot e publikuar prej saj zbulohet se është e përpunuar

Një tjetër fotografi zyrtare që përfshin Katerinën, Princeshën e Uellsit, u manipulua në mënyrë dixhitale, sipas një agjencie kryesore fotografike amerikane, duke shkaktuar një polemikë të dytë të retushimit.

Getty Images tha se fotografia e Mbretëreshës Elizabeth me nipërit dhe mbesat e saj, e marrë nga Kate dhe e publikuar nga Kensington Palace vitin e kaluar, është “përmirësuar në mënyrë dixhitale” dhe një analizë e CNN gjeti shenja ndryshimi në 19 vende.

Ajo pason një sagë të ngjashme mbi një fotografi të Ditës së Nënës të Katerinës dhe fëmijëve të saj, që thuhet se është bërë nga Princi William, e cila gjithashtu është retushuar. Duke tentuar për të shuar zhurmën që pasoi foton e parë të redaktuar, Kate kërkoi falje dhe pohoi të hënën e kaluar se i pëlqente të “eksperimentonte” me modifikimin e imazheve.

Mospërputhjet e zbuluara sërish në një foto të dytë mbretërore e vendosin Kate në qendër të pyetjeve të tjera dhe kërcënojnë të shkatërrojnë marrëdhëniet e familjes mbretërore me agjencitë kryesore të lajmeve dhe fotografisë.

Të shtunën, Princi William dhe Kate u panë dhe u fotografuan në një dyqan pranë shtëpisë së tyre, duke lehtësuar pyetjet mbi shëndetin e saj. Princesha u fotografua gjithashtu në fillim të këtij muaji brenda makinës së saj private duke u nisur nga Kështjella Windsor, teksa mori pjesë në një takim privat më 11 mars.

Ajo nuk ishte parë në publik pasi pallati tha se kishte kryer një operacion abdominal në janar.

Polemika më e re fokusohet në një foto të publikuar në prill 2023, e cila tregon Mbretëreshën, e rrethuar nga 10 nipërit dhe mbesat e saj.

Pallati tha se foto ishte marrë nga Kate në Kështjellën Balmoral në Skoci në muajt para vdekjes së Mbretëreshës, por korrigjimet kanë çuar në konfuzion nëse imazhi në fakt ishte një bashkim i fotove të ndryshme./ CNN

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.