Kategoria e 2-të, hidhet shorti për sezonin e ri/ Veleçiku, Murlani, Tërbuni, e nisin në transfertë javën e parë të kampionatit

kategoria e dyte

kategoria e dyte

Kategoria e dytë e futbollit shqiptar është njohur me kalendarin e sezonit të ri futbollistik 2023-2024. Një gjë e tillë është bërë e mundur pas shortit të hedhur në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku të pranishëm kanë qënë përfaqësues të klubeve garuese në Kategorinë e Dytë, ndërsa shorti është hedhur nga specialistët në Departamentin e Garave në FSHF, Eraldi Shera dhe Endi Hyka. Ekipet e të dyja grupeve, A dhe B, kanë mësuar rrugëtimin e tyre për sezonin e ri, gara e të cilit është planifikuar të luhet në 22 javë. Në edicionin e ri që nis më 23 shtator, në grupin A të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 12 ekipe, mes të cilave ekipet e qarkut Shkodër: Veleçiku i Koplikut, Murlani i Bashkisë Vau Dejes dhe Tërbuni i Pukës, të cilët do të masin forta me rivalët e tyre të ekipeve: Besëlidhja, Adriatiku, KF Sopoti, KF Gramshi, Shënkolli, Veleçiku, Valbona, KKS Albanët, Iliria dhe Naftëtari. Kampionati i Kategorisë së Dytë zhvillohet me dy faza, ku dy ekipet kryesuese fitojnë të drejtën e kualifikimit në kategorinë e parë. Parë në përgjithësi, përbërja e grupit A pritet të shfaqë një rivalitet të madh për objektivin e ngjitjes në kategorinë e parë. Krahas Veleçikut dhe Murlanit, të ciët kanë konkuruar edhe sezonin e kaluar për një objektiv të tillë, këtë sezon gara bëhet edhe më e fortë duke pasë parasysh se në këtë grup janë edhe dy skuadrat me përvojë, Tërbuni dhe Besëlidhja, të cilat sezonin e kaluar konkuruan në të parën. Referuar javës së parë të kampionatit, tre skuadrat e qarkut Shkodër, Veleçiku, Murlani dhe Tërbuni do t’i luajnë ndeshjet e tyre të para në transfertë. Tërbuni me trajner Altin Xhahysa është mysafir në Gramsh, Murlani me trajner Vahedin Pepa luan në kryeqytet me klubin pritat Albanët, ndërkohë që Veleçiku me trajner Besnik Dulin luan me Shënkollin, duke regjistruar derbin e parë verior për sezonin e ri futbollistik.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.