Kategoria e dytë e futbollit/ Fiton Tërbuni, humbin Veleçiku dhe Murlani

kategoria e dyte

kategoria e dyte

Sezoni sportiv 2023-2024 për Kampionatin Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë duket se është ndër më të fortit i të gjithë atyre të mëparshëm. Lufta sportive dhe rivaliteti për të marrë një biletë kualifikuese për në kategorinë e parë, sidomos në grupin A ku luajnë edhe tre skuadrat e qarkut Shkodër, është e ashpër. Kjo, edhe për faktin se këtë edicion kemi të bëjmë me disa skuadra që e kërkojnë një gjë të tillë. Mjafton të përmendim ekipe të tilla si Tërbuni i Pukës, Besëlidhja e Lezhës, Iliria e Fushë Krujës, Veleçiku i Koplikut, të cilët kanë një përvojë të gjatë në kategorinë e parë, por edhe më lartë në Superiore, këtë sezon kërkojnë kalimin në të parën. Duke i shtuar këtu edhe Valbonën e Tropojës, e cila me merkaton cilësore me element nga Superliga, lista e konkurentëve bëhet edhe më e madhe. Referuar javës së katërt, ekipet në fjalë dolën fituese të ndeshjeve të tyre duke bërë një hap përpara në këtë drejtim. Kështu, Tërbuni i Pukës ka fituar me rezultatin 2 me 0 ndaj KF Albanet falë golave të shënuar nga Tabaku në minutën e 48-të dhe shkodrani Jurgen Gjini në minutën e 88-të. Me fitore e ka mbyllur këtë javë edhe Besëlidhja e Lezhës, e cila sfidoi Naftëtarin me rezultatin 3-1. Ndërkohë, Murlani, duke luajtur në transfertë u mund 5-0 nga Sopoti i Librazhdit. Fitore 5-0 ka regjistruar edhe Valbona e Tropojës ndaj Adriatikut. Me shumë interes është pritur përballja në mes Veleçikut të Koplikut dhe Ilirisë së Fushë Krujës. Takimi i luajtur në fushën sportive të Koplikut është mbyllur me fitoren 3 me 4 nga ana e skuadrës mike, ku goli i fitores për fushëkrujasit është shënuar në minutën e 100-të. Një humbje kjo e Veleçikut që ka sjelë pakënaqësi të shumta në radhët e tifozërisë koplikase, e cila në fund të ndeshjes ka reaguar ndaj drejtuesve dhe vetë futbollistëve për mosimpenjimin sipas tyre në minutat e fundit të ndeshjes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.