Kategoria e dytë në futboll – Të shtunën, kryendeshja e javës së shtatë, Besëlidhja-Basania
Kategoria e dytë e futbollit shqiptar luan këtë fundjavë ndeshjet e javës së shtatë, ku në grupin A të veriut, ndeshja më kryesore është Besëlidhja-Basania. Skuadra bushatase, e cila me një mirëmenaxhim të presidentit Ermir Shimaj po surprizon të gjithë opinionin sportiv, pasi shumë shpejt, nga kategoria e tretë u kualifikua në të dytën, tashmë ka oreks edhe më lart. Pas fitores me Albanët, dy golashënuesit, Rigers Xhahysa dhe Brilant Hasaj, shprehen entuziast se edhe ndaj Besëlidhjes së traditave synojnë rezultat pozitiv.
Ndeshja, Besëlidhja-Basania, luhet të orën 14:00 të së shtunës, në stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës.