Kategoria e Parë, java e pestë luhet në mesjavë
Kategoria e Parë ka hyrë në fazën më interesante të saj ku gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë. Java e pestë e saj do të luhet në mesjavë me sfida ku askush nuk dëshiron të gabojë në një moment të tillë.
Ditën e mërkurë, në orën 15:00 do të luhet vetëm një sfidë ajo mes Kastriotit dhe Luzit. Krutanët vijnë pas humbjes ndaj Tomorit në Berat, dhe skuadra e Ndreut kërkon të rikthehet te fitorja për të mos humbur kontaktet me kreun. Ditën e enjte do të luhen të gjitha takimet e tjera.
Bylis do të presë Korabin, Vora do të presë Tomorin, ndërkohë që Lushnja do të luajë ndaj Flamurtarit, Apolonia ndaj Burrelit dhe Besa do të presë AF Elbasanin, skuadrën që kryeson me 10 pikë së bashku me Bylisin.