Kategoria Superiore 2024/2025 nis me “fishekzjarre”, Partizani pret Vllazninë në Tiranë
Këtë të hënë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur shorti për kalendarin e kampionatit “Kategoria Superiore” për sezonin 2024/2025, që është edhe edicioni i 86-të në histori.
Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 10 klubeve të kampionatit “Kategoria Superiore”, përfaqësues të medias shqiptare, shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani si edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala.
10 klubet shqiptare kanë mësuar nga goglat kundërshtarët e tyre për 36 javët e këtij edicioni, teksa që në javën e parë premtohen emocione.
Java e parë e kampionatit “Kategoria Superiore”, 18 gusht 2024:
KF Partizani – KF Vllaznia
KF Skënderbeu – AF Elbasani
KF Teuta – FK Bylis
FC Dinamo City – KF Egnatia
KF Laçi – KF Tirana
Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, kampionati “Kategoria Superiore” do të ngrejë siparin të dielën e 18 gushtit dhe kampionati i rregullt do të përfundojë më datë 1 maj të vitit 2025. Ndërsa faza “Final Four” do të luhet në periudhën 9 – 17 maj 2025.
Në kampionatin Kategoria Superiore këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Egnatia, KF Partizani, KF Skënderbeu, KF Vllaznia, KF Tirana, KF Teuta, FC Dinamo City, KF Laçi, AF Elbasani dhe FK Bylis.