Katër amerikanë tek Vllaznia e basketit – Maurice Walton: Kam ardhur për titull, tifozë na mbështesni
Katër amerikanë janë bërë pjesë e ekipit të basketbollit të Vllaznisë për meshkuj. Ato janë: Michael Wright, Michael Lenoir, Maurice Hodge , Maurice Walton, të cilët do të luajnë në formacionin kuqeblu për sezonin e ri të basketbollit, 2024-2025. Karriera sportive e tyre duke luajtur me skuadra të njohura të kolegjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të jetë një mbështetje për Vllazninë, e cila duket se këtë sezon është kandidate kryesore për trofe. Zëvendëstrajneri Roni Gjeçaj, i cili është marrë me transferimin e tyre në Shkodër, veçoi për median, shtatlartin Maurice Walton.
“Skuadra është e mirë, kemi shumë energji dhe talent në ekip, dhe jemi gati për të filluar kampionatin. Unë mendoj se jemi përgatitur për të bërë më të mirën për secilin ekip kundërshtar. Krahas të tjerave, ndjehemi mirë që në ekip jemi katër amerikanë, por në të njjëtën kohë edhe pjesëtarët e tjerë të skuadrës janë Ok, shkojmë shumë mirë me njëri tjetrin duke formuar një familje të madhe, çka garanton suksesin. Kjo është hera e parë e imja jashtë Amerikës dhe jam duke e shijuar këtë eksperiencë dhe përmes kësaj interviste, i them atyre në Amerikë se po them se më pëlqen shumë qyteti dhe atmosfera në ekip”, u shpreh basketbollisti amerikan i Vllaznisë, Maurice Walton.
Duke i vënë në dukje, se Vllaznia e basketbollit meshkuj ka një tifozëri të zjarrtë dhe se këtë edicion pret titullin kampion, shtatlarti 2.06 cm, që luan në pozicionin e qëndrës, Maurice Walton, shprehet:
“Unë mendoj se mund të dalim kampion dhe ftoj çdo tifoz që të vijnë në pallatin e sportit dhe të na ndjekin këtë sezon, sepse kemi nevojë për mbëështetjen e tyre.”