Lajme

Katër amerikanë tek Vllaznia e basketit – Maurice Walton: Kam ardhur për titull, tifozë na mbështesni

Katër amerikanë janë bërë pjesë e ekipit të basketbollit të Vllaznisë për meshkuj. Ato janë: Michael Wright, Michael Lenoir,  Maurice Hodge , Maurice Walton, të cilët do të luajnë në formacionin kuqeblu për sezonin e ri të basketbollit, 2024-2025. Karriera sportive e tyre duke luajtur me skuadra të njohura të kolegjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të jetë një mbështetje  për Vllazninë, e cila duket se këtë sezon është kandidate kryesore për trofe.  Zëvendëstrajneri Roni Gjeçaj, i cili është marrë me transferimin e tyre në Shkodër, veçoi për median, shtatlartin Maurice Walton.

“Skuadra është e mirë, kemi shumë energji dhe talent në ekip, dhe jemi gati për të filluar kampionatin. Unë mendoj se jemi përgatitur për të bërë më të mirën për secilin ekip kundërshtar. Krahas të tjerave, ndjehemi mirë që në ekip jemi katër amerikanë, por në të njjëtën kohë edhe pjesëtarët e tjerë të skuadrës janë Ok, shkojmë shumë mirë me njëri tjetrin duke formuar një familje të madhe, çka garanton suksesin. Kjo është hera e parë e imja jashtë Amerikës dhe jam duke e shijuar këtë eksperiencë dhe përmes kësaj interviste, i them atyre në Amerikë se po them se më pëlqen shumë qyteti dhe atmosfera në ekip”, u shpreh basketbollisti amerikan i Vllaznisë, Maurice Walton.

Duke i vënë në dukje, se Vllaznia e basketbollit meshkuj ka një tifozëri të zjarrtë dhe se këtë edicion pret titullin kampion, shtatlarti 2.06 cm, që luan në pozicionin e qëndrës, Maurice Walton, shprehet:

“Unë mendoj se mund të dalim kampion dhe ftoj çdo tifoz që të vijnë në pallatin e sportit dhe të na ndjekin këtë sezon, sepse kemi nevojë për mbëështetjen e tyre.”

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, si mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…

3 hours ago

KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore

përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…

3 hours ago

Shkodra në “Junior Eurovision” – Bashkia marrëveshje me RTSH: Kënga fituese e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Eurosong

Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…

3 hours ago

181 mijë vota nga Diaspora – Për të votuar në zgjedhje, u regjistruan mbi 246 mijë bashkëkombas

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…

3 hours ago

Zgjedhje 2025 në Shkodër – Të drejtë vote 261 579 qytetarë, të regjistruar nga Diaspora 17480 vetë

Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261…

3 hours ago

Tërheqja e materialeve zgjedhore – ZAZ 2 nis e para shpërndarjen e bazës materiale

Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt…

3 hours ago