Katër ditë pasi u qëllua me armë zjarri, kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është jashtë rrezikut, por mbetet në terapi intensive katër ditë pasi u qëllua me armë zjarri.
“Ai ka dalë nga kërcënimi i menjëhershëm për jetën, por gjendja e tij mbetet serioze dhe ai kërkon kujdes intensiv,” u tha gazetarëve Robert Kalinak, aleati më i ngushtë politik i Ficos.
“Ne mund ta konsiderojmë gjendjen e tij të qëndrueshme me një prognozë pozitive”, deklaroi ai jashtë spitalit në qytetin qendror të Banska Bystrica, ku po trajtohet Fico.
Fico, 59 vjeç, u qëllua më 15 maj ndërsa po ecte për të përshëndetur mbështetësit pas një takimi në qytetin qendror të minierave Handlova.
Autori i dyshuar, i identifikuar nga mediat sllovake si ish-roje sigurie dhe poet amator Juraj Cintula, 71-vjeçar, është akuzuar për tentativë vrasje me paramendim dhe është vënë në paraburgim nga një gjykatë penale speciale./ The Guardian