“Katër fantastikët” arrijnë Genton, Perez mund Bernabeun
Ka mbetur e paprekur për gjysmë shekulli dhe askush nuk mendonte se ishte e arritshme. Nga kjo mbrëmje do të ndahet rekordi i Francisco Gentos, yllit të Real Madridit të viteve ’50 dhe ’60, i aftë për të fituar pesë herë Kupën e Kampionëve – nga ’55 në ’60 dhe më pas në ’66. Gjithmonë me protagonistët e tjerë të “Casa Blanca”.
Me suksesin ndaj Borussia Dortmundit, në fakt, katër lojtarë në dispozicion të Carlo Ancelottit kanë hyrë në panteonin absolut të kompeticionit kryesor evropian: Daniel Carvajal, Toni Kroos, Luka Modric dhe Nacho, të cilët të gjithë kanë fituar nga gjashtë tituj të Champions League në karrierë, si Gento.
Florentino Perez gjithashtu buzëqesh. Me suksesin e kësaj mbremje, presidenti aktual i Real Madridit në fakt e ka kaluar Santiago Bernabeun në një përllogaritje që mund ta marrin në konsideratë vetëm presidentët e skuadrës spanjolle. Perez ka fituar në fakt Ligën e Kampionëve të shtatë të aventurës së tij në krye të merenges, duke kaluar Bernabeun që kishte fituar gjashtë pasi ishte ndër shpikësit e kupës.