Categories: LajmePolitikë

Kathimerini: Çështja Beleri, kusht për integrimin e Shqipërisë në BE. Athina po konsultohet me BE-në

Në prag të takimit mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor Greqia ka adresuar një mesazh ndaj Shqipërisë duke përmendur sërish çështjen “Beleri”.

Sipas mediave greke, evoluimi i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE është i lidhur direkt me çështjen e Fredi Belerit veçanërisht pas refuzimit nga GJKKO të kërkesës së tij për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Greqia tashmë ka paraqitur një deklaratë me shkrim, ku e ka shoqëruar letrën e Këshillit Evropian duke kushtëzuar fillimin e negociatave BE- Shqipëri me dosjen e Belerit, gjykimi i drejtë dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë.

Sipas Kathimerinit, Athina do të konsultohet përpara fillimit të Samitit mbi formulimin final lidhur me përfundimet për Shqipërinë.

Athina insiston se procesi i fillimit të negociatave është i lidhur drejtpërdrejt me çështjen Beleri.

Në një moment të caktuar, Athina i kishte propozuar Komisionit Evropian që, nëse dëshironte, mund të jepte edhe pëlqimin për shkëputjen e dy kandidaturave, pasi Greqia nuk ka asnjë problem me Maqedoninë e Veriut, e cila duket se përmbush në mënyrë më efektive kriteret që lidhen me sundimin e ligjit. Është absolutisht e qartë se ky zhvillim krijon një front për Athinën, teksa disa vende të BE-së por edhe SHBA e konsiderojnë progresin e Shqipërisë si një “histori suksesi”.

Ajo po merr një mbështetje shumë të rëndësishme nga Gjermania, ndërsa presidenca spanjolle e BE-së duket se ka premtuar në Tiranë se problemet me Greqinë do të kapërcehen. Athina megjithatë, kujton se procesi i pranimit për çdo anëtar të mundshëm është transnacional”, shkruan më tej gazeta greke, Kathimerini.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

BE godet gjigandët amerikanë të teknologjisë: Apple e Meta gjobiten me 700 milionë €

Bashkimi Evropian ka vendosur të godasë dy nga gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë, duke…

5 hours ago

Kosovë, Albulena Haxhiu nuk arrin të sigurojë votat për kryeparlamentare për herë të tretë

Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar sërish të sigurojë votat e…

5 hours ago

Fushata elektorale e PS-së / Prezantohet në Koplik skuadra e Malësisë së Madhe

Në një frymë dhe atmosferë fitoreje, në qendër të qytetit të Koplikut është bërë prezantimi…

6 hours ago

PSD takim elektoral në Shkodër – Tom Doshi: Pika e fortë e programit tonë mbështetja për shtresat sociale

Mes mijëra simpatizantëve, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, dhe kandidatët për deputet në…

6 hours ago

Bardh Spahija takime në Postribë – Kandidati i PD- ASHM shpalos prioritetet e programit elektoral

Kandidati i PD-së Bardh Spahia zhvilloi takimet e tij të radhës me banorët e njësisë…

6 hours ago

Fushata elektorale e PD – Senada Mehmeti në Gjuhadol: Problem ndotja akustike dhe zënia e hapësirave publike

Të përfaqësosh Partinë Demokratike është një nder i madh, por edhe një përgjegjësi e thellë…

6 hours ago