Kazanët bosh, plehrat në tokë, mbetjet përreth kontenierëve dhe trotuareve, qytetarët dënojnë këto veprime

Veprime të tilla nga individë të caktuar jo vetëm që ndotin mjedisin, por nuk tregojnë aspak kulturë shkodrane,- thonë qytetarët të cilët kërkojnë që të aplikohën edhe masa penalizuese.
Edhe Bashkia Shkodër ka dënuar hedhjen e mbeturinave jashtë kontenierëve, gjë e cila ndodh jo rrallë në zona të caktuara të qytetit. Ku pavarësisht punës së përditshme të kompanisë së pastrimit dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike, sërish ka qënë i pamundur menaxhimi i mbeturinave, të cilat në vend që të hidhen në kontenierët përkatës, persona të papërgjegjshëm i hedhin përreth tyre, apo edhe në trotuare.