KE, Basha: Nevojitet hetim ndërkombëtar për atë që ndodhi më 24 shtator në Kosovë, sanksione kundër Serbisë

BASHA 12

BASHA 12

Kosova dhe sulmi terroriste ndaj Izraelit, ka qenë në qendër fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka deklaruar se “Shqipëria dënon ashpër sulmet terroriste”.

Sipas njoftimit për shtyp, Basha është shprehur se Shqipëria qëndron pranë popullit dhe shtetit të Izraelit “në këtë kohë kritike për kombin e tyre, si dhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.

Nga ana tjetër, ai është ndalur edhe tek sulmi terrorist i 24 shtatorit në Kosovë, i cili, sipas tij, “ishte një kambanë alarmi, për arkitekturën e sigurisë në Evropë.”

“Terroristët janë trajnuar në baza ushtarake në Serbi, armët janë kontrabanduar në Kosovë prej muajsh, me qëllim të provokojnë një skenar të ngjashëm me atë të Krimesë në 2014. 24 shtatori nuk mund të ndodhte pa implikimin e autoriteteve shtetërore në Serbi. Serbia ka nisur të realizoj idene e Botës Serbe.  24 shtatori, përpjekje për të detyruar ndryshimin e kufijve përmes ndarjeve de facto dhe rrëmbimit të territorit. Serbia dhe serbët përdoren si gurë shahu në lojën e ideuar nga Moska.”, deklaroi të enjten Basha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Sipas tij, zhytja e Ballkanit Perëndimor në kaos, minimi i krahut juglindor të NATO-s dhe hapja e një fronti të ri në zemrën e Aleancës përbën një kërcënim serioz dhe se anëtarët e BE-së dhe të NATO-s nuk duhet të nënvlerësojnë apo të zvarritin trajtimin e këtij kërcënimi serioz.

“Nevojitet një hetim ndërkombëtar për atë që ndodhi më 24 shtator, sanksione kundër Serbisë. Shtetet anëtare të BE-së nuk mund të veprojnë sikur asgjë  nuk ka ndodhur dhe  të ushqejnë me paratë e taksapaguesve evropianë një makineri shtetërore që punon për destabilizimin e rajonit dhe mbarë Europës. Katër vendet e mbetura të NATO-s duhet ta njohin Kosovën, si një kontribut për paqen në Evropë dhe të hapin rrugën për përfshirjen e saj në Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO”, ka deklaruar Basha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.