KE i kërkon Maqedonisë V. të shpejtojë ndërtimin e Korridorit Hekurudhor 8 me Bullgarinë

ab27285515f444a6b014ce1350f856d7

ab27285515f444a6b014ce1350f856d7

Komisioni Evropian i ka kërkuar Maqedonisë së Veriut të përshpejtojë ndërtimin e Korridorit Hekurudhor 8, me theks të veçantë te shpallja e tenderit për ndërtimin e fazës së tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë.

Është kjo vetëm një pjesë e rekomandimeve kryesore të KE-së në kapitujt për transportin dhe korridoret trans-evropiane në Raportin e fundit për vitin 2023 për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

Në Raport thuhet se përgatitjet për shpalljen e dokumentacionit të tenderit për fazën e tretë të ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë po vonojnë dukshëm. 

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sqarojnë se do të veprojnë sipas rekomandimit të Komisionit Evropian, përkatësisht shtojnë se tashmë është përgatitur procedura e tenderit për ndërtimin e fazës së tretë të lidhjes hekurudhore me Bullgarinë.

Ajo është e harmonizuar institucionalisht dhe i është dorëzuar për miratim Delegacionit të Bashkimit Evropian, sepse një pjesë e mjeteve për ndërtimin e kësaj hekurudhe sigurohen përmes komponentit IPA,” thanë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Kritika nga Komisioni Evropian ka edhe për pjesën e ndërtimit të autostradës së Korridorit 8 nga “Bechtel-Enka”, para së gjithash në drejtim të sigurimit të procedurave transparente për prokurimet qeveritare, si dhe për ndryshimet ligjore që u miratuan nga Kuvendi në Maqedoni me flamur evropian, pra me një procedure të shkurtuar, për ta përshpejtuar ndërtimin e pjesëve të autostradës.

Amendamentet për përshpejtimin e ndërtimit të katër pjesëve të autostradës përgjatë Korridoreve 8 dhe 10-d u miratuan në maj të vitit 2023 duke e përdorur procedurën e shkurtuar “flamuri i BE-së”, edhe pse ky nuk ishte një përdorim i duhur i procedurës. Nga Maqedonia e Veriut pritet që t’i respektojë detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si dhe të ruajë harmonizimin me të drejtën e BE-së gjatë procesit të negociatave për anëtarësim,” thuhet në Raportin për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

Komisioni Evropian kritikon se nuk kanë përfunduar procedurat për vendosjen e vendkalimeve të përbashkëta hekurudhore me fqinjët, përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Greqinë. Kërkon që të zbatohen dispozitat e protokollit për kalimin e përbashkët kufitar hekurudhor me Kosovën, si dhe të arrihet marrëveshje me Greqinë për krijimin e një kalimi të përbashkët hekurudhor Kremenicë-Neos Kafkasos. Në të njëjtën kohë ka kritika se deri më sot nuk janë rregulluar financat për pikën e përbashkët kufitare me Serbinë në afërsi të Tabanocit.

Lidhur me këto vërejtje nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sqarojnë se janë nënshkruar të gjitha protokollet për hapjen e pikës së përbashkët kufitare hekurudhore me Kosovën dhe e vetmja gjë që pritet është që Kosova ta përfundojë rikonstruktimin e infrastrukturës hekurudhore në territorin e tyre. Për pikëkalimin e përbashkët hekurudhor me Greqinë bëjnë me dije se vendi ka dërguar iniciativë për këtë projekt në Greqi, por që nga ana e tyre ende nuk ka asnjë përgjigje. /Zhurnal

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.