Kearns: Të hiqen masat ndaj Kosovës. BE, SHBA dhe Britania të hetojnë sulmin në Banjskë

c73ba6335db0492cb7813986cb92e69f

c73ba6335db0492cb7813986cb92e69f

Në dritën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Bruksel, Kryesuesja e komitetit për punë të jashtme të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, ka kërkuar anulimin e masave ndëshkuese kundër Kosovës.

Në dritën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ne po ju shkruajmë për të kërkuar që të gjitha masat ndëshkuese kundër Kosovës të anulohen dhe të rifillojë bashkëpunimi i plotë me Qeverinë e Kosovës.

Bojkoti i zgjedhjeve komunale të nxitura nga Lista Serbe më 23 prill, sulmi ndaj KFOR-it më 29 maj, ndalimi arbitrar i policëve kosovarë nga autoritetet serbe më 14 qershor, destabilizojnë Kosovën”, tha Kearns.

Kjo e fundit i ka bërë thirrje BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që të ndërmarrin një hetim të plotë mbi sulmin në Banjskë dhe të angazhohen për publikimin e rezultateve.

Është jetike që komuniteti ndërkombëtar të refuzojë irredentizmin dhe agresionin dhe të riafirmojë mbështetjen për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Sulmi nga tridhjetë militantë të armatosur rëndë, të udhëhequr nga nënpresidenti i listës serbe, Milan Radoiçiq, më 24 shtator shënoi përshkallëzim.

Situata mund të kishte kaluar lehtësisht në një përshkallëzim më të gjerë, po të mos ishte profesionalizmi dhe guximi i Policisë së Kosovës, njëri prej të cilëve u vra tragjikisht.

Sasia dhe lloji i armëve të sekuestruara pas sulmit ngre pyetje serioze mbi rolin që mund të ketë pasur shteti serb në mbështetjen e operacionit.

Ne i bëjmë thirrje BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që të ndërmarrin një hetim të plotë mbi sulmin në Banjskë dhe të angazhohen për publikimin e rezultateve”, u shpreh Kearns.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.