Në fillim përzjeni miellin, niseshtenë dhe fryrësin e ëmbëlsirave në një tas të madh.
Përzjejeni me ndihmën e një luge, më pas shtoni sheqerin, sigurohuni që masa të jetë homogjene.
Në këtë moment mund të hidhni qumështin ngadalë duke e përzjerë me telin e kuzhinës që të shmangni formimin e kokrrizave. Njëlloj veproni edhe me kosin.
Kur masa të jetë përzjerë mirë, shtoni vajin e ullirit.
Përzjeni ngadalë dhe me ritëm të njëjtë derisa masa që formohet të jetë e njëtrajtshme.
Me rende grini lëkurën e një limoni dhe shtojani brumit të kekut. Përzjejeni përsëri që lëkura e limonit të përhapet në të gjithë masën.
Ndërkohë merrni një tavë jo shumë të madhe, lyejeni me pak vaj dhe spërkateni me pak miell.
Kjo do t’iu mundësojë një pjekje të plotë të kekut dhe do të shmanget ngjitja e brumit në buzët e tavës.
Hidhni brumin e kekut në tek kjo tavë dhe piqeni në furrë të parangrohur me 170 gradë Celsius përreth 35-40 minuta. Nëse preferoni brumit në sipërfaqe mund t’i shtoni disa
Sapo të ketë kaluar koha e pjekjes, verifikoni nëse keku është gati duke e shpuar me një thikë.
Nëse sipërfaqja e saj del e pastër atëherë pjekja e kekut është e plotë.
Më pas nxirreni nga furra, lëreni të ftohet pak, me një thikë ndajeni nga anët e tavës dhe kthejeni në një pjatë të cekët.
Keku është gati, nëse dëshironi mund ta spërkasni me sheqer pluhur.
Mund ta ruani në një vend të freskët duke e mbuluar, ose dhe ta vendosni në frigorifer.
Ky kek është përfekt për çdo orë të ditës për ta shijuar me të afërmit dhe të dashurit tuaj.
Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…
I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…
Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…
Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…
Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…
This website uses cookies.