Kelmendi në prag të dimrit, përfundon sezoni veror, gati për “turizmin e bardhë”

Adelina Lumaj së bashku me familjen e saj 12 vite më parë mori iniciativë për të hapur bujtinën.
Ajo tregon se sezoni ishte i kënaqshëm, veçanërisht muajit gusht-shtator. Shqetësim mbetet mungesa e punëtorëve duke e detyruar që biznesin ta mbajë me familjarët.
Tonin Shkoza prej dekadash pret turistë vendas e të huaj në hyrje të Lepushës. Ai tregon se tashmë gjatë dimrit të pakët janë banorët që rrinë në Lepushë, duke ndikuar edhe në frenimin e turizmit dimëror
Gjatë të gjithë rrugës në brendësi të Vermoshit, fshatit në skajin më verior të Shqipërisë, shkëmbehesh me shumë pak banorë. Duket se nëntori është muaj më i qetë, duke i lënë vendin zbardhjes së dëborës për të rikthyer edhe vizitorët në zonë.