Kemioterapia në spitalin e Shkodrës/ Pacientët dhe drejtuesit e spitalit thonë se nuk ka mungesë medikamentesh
Në Spitalin Rajonal të Shkodrës është përmirësuar shërbimi për të sëmurët me sëmundje tumorale. Mjekimi me kemioterapi kryhet rregullisht në spital duke u hequr të sëmurëve dhe familjarëve të tyre barrën e udhëtimit në Tiranë çdo 3 apo 4 javë.Edhe për të sëmurët në fazë të avancuar të sëmundjeve tumorale prej disa vitesh funksionon edhe shërbimi i kujdesit paliativ duke lehtësuar dhimbjet e të sëmurëve dhe mundimin e familjarëve. Drejtori i Spitalit Senad Halluni thotë se nga 850 raste vitin e kaluar numri i pacientëve këtë vit është rritur në rreth 1100, por në asnjë moment ky shërbim kaq i domosdoshëm nuk ka munguar. Mjekët onkologë pranë spitalit rajonal konfirmojnë se furnizimi me të gjitha barnat e nevojshme është i sigurtë, dhe pacientët nuk kanë më nevojë të shkojnë deri në Tiranë, pasi çdo gjë ju ofrohet brenda të gjithë standardeve në këtë spital.