“Këndi i Radio Tiranës”- Emisioni ku do të përcillen emocionet e këngëtarëve

Kendi i Radio Tiranes
“Këndi i Radio Tiranës” është një tjetër risi që vjen së bashku me Festivalin e Këngës në RTSH.
Ky emision do të shoqërojë në kohë reale të gjithë Festivalin duke marrë emocionet e këngëtarëve direkt pas përfundimit të përformancës së tyre.
Në kanalin RTSH 24 “Këndi i Radio Tiranës”, natën e parë përcolli përshtypjet, reagimet por edhe dëshirat e pretentimet e këngëtarëve.
Emisioni “Këndi i Radio Tiranës” do jetë live për të gjithë të apasionuarit e pas kuintave në të gjitha netet e Festivalit të 62-të në RTSH.