Kënga e famshme e Mariah Carey thyen sërish rekord, zbulohet shifra marramendëse sa fiton këngëtarja

Mariah Carey

Mariah Carey

Kënga “All I Want for Christmas Is You” është bërë sinonim i sezonit festiv dhe është e vështirë të shkosh diku këtë periudhë të vitit pa e dëgjuar.

Për Mariah Carey, kënga solli në vitin 2022, rreth 8.5 milionë dollarë të ardhura globale nga publikimi, sipas Billboard.

Sipas një studimi të bërë nga “The Economist”, këngëtarja e famshme fiton mesatarisht 2.5 milionë dollarë çdo vit nga kënga të cilën e ka kënduar në vitit 1994. Kënga mund të tejkalojë 100 milionë dollarë në fitime totale në vitin 2023, sipas një raporti nga Associated Press.

“All I Want for Christmas Is You” ka arritur 1 miliard transmetime në Spotify në dhjetor 2021.

Kënga “All I Want For Christmas Is You” vendosi tre Rekorde Botërore Guinness në vitin 2019, ndër të cilat ishte titulli për këngën më të transmetuar në Spotify në 24 orë nga një artiste femër. Është transmetuar më shumë se 10.8 milionë herë në një ditë në dhjetor 2018. Ajo e mposhti sërish rekordin në vitin 2022 me 21.3 milionë dëgjime të transmetuara.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.